Ndërlidhjet

Trump vendos që momentalisht të mbajë Ambasadën Amerikane në Tel Aviv


Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump ka vendosur që të mbajë për të paktën edhe gjashtë muaj Ambasadën Amerikane në Tel Aviv, me arsyetimin që ky veprim do të “maksimizojë shanset” për arritjen e paqes në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Në njoftim po ashtu thuhet se ky vendim nuk e tërheq përkrahjen e Trumpit për Izraelin dhe se bartja e ambasadës në Jerusalem do të ndodhë pas një kohe.

Izraeli ka shprehur zhgënjimin rreth këtij vendimi. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “Izraeli është i zhgënjyer që ambasada nuk po bartet tani, sidoqoftë vlerësojmë deklaratat e presidentit Trump për përkrahje dhe përkushtimin që ambasada të jetë në të ardhmen në Jerusalem”.

Nabil Abu Rdeneh, zëdhënes i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e quajti vendimin e Trumpit si "hap të rëndësishëm pozitiv" dhe tha se kjo tregon që Shtetet e Bashkuara janë serioze në procesin e paqes.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen. Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor duke e quajtur si kryeqytetin e shtetit të tyre. Ky hap nuk është pranuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjatë fushatës presidenciale më 2016, Trump ka premtuar që do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të bart ambasadën amerikane aty.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG