Ndërlidhjet

Vuçiq zotohet se do të mbajë paqen dhe stabilitetin


Presidenti Aleksandër Vuçiq
Presidenti Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë betimin për president, të përcjellur nga protesta opozitare të cilat kundërshtuan inaugurimin e tij.

Vuçiq, 47 vjeçar, është betuar sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq.

Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare tentuan të kalonin përpara ndërtesës së parlamentit në Beograd, para se të pengoheshin nga policia.

“Ju premtoj që do të mbaj paqen dhe stabilitetin, dhe do të mbrojë të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Vuçiq.

Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG