Ndërlidhjet

Zaev prezanton listën e ministrave të Maqedonisë


Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, publikoi propozimet për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Propozimet kanë marrë mbështetje nga partia e Zaevit, Lidhja Social-Demokrate, dhe dy partitë politike shqiptare, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës: Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarë.

Pesë minsitri dhe një dikaster pa portfol do të drejtohen nga BDI-ja, ndërsa dy ministri të tjera nga Aleanca për Shqiptarët.

Mbledhja e Kuvendit për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë është caktuar për të martën.

Votimi i qeverisë pritet të bëhet më shumë se pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, për shkak të bllokadave të shumta që iu bënë parlamentit nga partia VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG