Ndërlidhjet

Zyrtari amerikan kërkon që Ballkani të mbrohet nga ndikimi rus


Pamje nga takimi i djeshëm në Beograd ndërmjet zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq (djathtas)
Pamje nga takimi i djeshëm në Beograd ndërmjet zyrtarit amerikan Hoyt Brian Yee dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq (djathtas)

Zyrtari amerikan, Hoyt Brian Yee, mbrëmë ka kërkuar nga vendet e Ballkanit, që të mbrohten nga përpjekjet e Rusisë për ta shtuar ndikimin në rajon dhe për shkatërrimin e lidhjeve me perëndimin.

“Ne, natyrisht, mbesim me shpresë se Rusia do të luaj rol konstruktiv në Ballkan, siç ka vepruar në të kaluarën, por ne duhet të jemi vigjilent, të gjithë ne...duke e shikuar se çka po përpiqet të bëjë Rusia”, ka thënë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Zoti Yee e ka cituar një përpjekje të dyshuar për grushtshtet në tetor të vitit të kaluar, për të cilin autoritetet ishin shprehur se Rusia ishte e dyshuar, me qëllim që të mos lejohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe përpjekje e shtuar e Rusisë për ta rritur varësinë ndaj Rusisë për furnizim me energji.

“Kjo nuk do të thotë se ne supozojmë se prapa çdo gjesti ka synime të këqia, por ne e dimë nga përvoja se synimet prapa shumë lëvizjeve të Rusisë nuk janë të mira, nuk janë në përputhje me interesat...e vendeve në këtë rajon”, tha diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee.

Po ashtu, ai tha se Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet t’i shtojnë reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur përkushtim për ndihmë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për normalizim të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG