Administrata Trump ka njoftuar Kongresin sse synon të rinegociojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (NAFTA) me Kanadanë dhe Meksikën.
Përfaqësuesi i Tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer, në një letër drejtuar Kogresit, ka thënë se bisedimet me dy vendet do të fillojnë “jo më herët se data 16 gusht 2017”.
Lighthizet shtoi se zyrtarët tregtarë do të përdorin këtë kohë për të krijuar një marrëveshje që “avancon interesat e punëtorëve, fermerëve dhe bizneseve në Amerikë”.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump ishte zotur se do të rinegociojë marrëveshjen e NAFTA-s, me qëllim që SHBA të ketë kushte më të mira në marrëveshje, pasi ka deklaruar se kjo marrëveshje është “një fatkeqësi” për vendin.
NAFTA hyri në fuqi më 1994 dhe kjo marrëveshje parasheh, veç tjerash, një normë zero-tarifë midis tri vendeve.
Lighthizer tha se shpreson që procesi i negociatave të mos çojë drejt tërheqjes nga NAFTA por se “ne duhet të ndërtojmë mbi atë që është punuar në NAFTA dhe të ndryshojmë ato pjesë të cilat nuk i ka”, ka thënë ai.