Ndërlidhjet

Zaev do në Qeveri partitë shqiptare pas marrjes së mandatit nga Ivanov


Zaev merr mandatin nga Ivanov
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:48 0:00

Zaev merr mandatin nga Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, pasi ka marrë, siç tha, garancitë e kërkuara për ruajtjen e karaterit unitar të shtetit.

Janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do t'i ndahet mandati për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Ivanov.

Ndërkohë Zoran Zaev, i cili kryeson me shumicën parlamentare të përbërë nga partia që e drejton, LSDM-ja dhe partitë politike shqiptare, ka theksuar se në emrin e shumicës parlamentare, ashtu siç ka premtuar edhe përpara qytetarëve edhe Presidentit të shtetit, këtij të fundit i ka dorëzuar një letër si garanci se “zotohet për mbrojtjen e unitetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit”.

Garantojmë respektimin e rendit aktual kushtetues, por dhe mbrojtjes territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore”, ka theksuar Zaev, menjëherë pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Zaev ka thënë se “asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë”.

Zaev pasi ka dalë nga Presidenca para gazetarëve është zotuar se si mandatar dhe kryeminitstër i ardhshëm do të angazhohet që Qeveria e ardhshme reformuese, do të ndërtojë një Maqedoni, unitare, qytetare dhe evropiane.

Të gjitha forcat do t’i orientojmë për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Të sigurojmë kushtet për jetë kualitative për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë me mirëkuptim të ndërsjellë”.

Respektimin e multietnicitetit në shtet dhe marrëveshjen kornizë. Në këtë mënyrë do t’i hapim perspektivat e vërteta për të ardhmen e qytetarëve si dhe perspektivat për një Maqedoni moderne dhe euroatlantike”, ka theksuar Zoran Zaev.

Lideri social-demorkat tha se menjëherë do të fillojë bisedimet me të gjitha partitë politike shqiptare, Bashkimin Demokratik për Integrim, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Dëshiroj që të gjitha këto parti, Bashkimi Demokratik për integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev duke nënvizuar se do të angazhohet që Qeveria e ardhshme të formohet në një afat edhe më të shkurtër se që është përcaktuar me Kushtetutë prej 20 ditësh.

Nuk do të presim afat 20 ditor, menjëherë do të fillojmë bisedimet me partitë që i kanë dhënë 67 nënshkrimet për mandatin dhe do të mundohemi që në afat prej më pak se 10 ditëve ta formojmë kabinetin qeveritar dhe ta dorëzojmë propozimin në Kuvend”, është shprehur Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Ai njëherësh ka nënvizuar se shpreson që qeveria e ardhshme të formohet para 1 qershorit që me kohë të shfuqizoj testimin ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme ashtu siç ka premtuar .

Talat Xhaferi përshëndet “reflektimin pozitiv të Ivanovit”

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi e ka përshëndetur, siç u shpreh, “reflektimin pozitiv të presidentit të MaqedonisëGjorge Ivanov”.

Ai në pyetjen se kur do të jetë seanca për formimin e qeverisë, Xhaferi deklaroi se një gjë e tillë nuk varet nga ai por nga mandatari që ka në dispozicion një afat prej 20 ditësh për të formuar qeverinë të re.

Seancën e ardhshme do ta thëras paralelisht për zgjedhjet lokale dhe formimin e Qeverisë” ka thënë Xhaferi.

Ai ka bërë të ditur se partitë politike janë duke i harmonizuar çështjet për përbërjen e komisioneve përkatëse dhe në momentin kur do të dalin me kërkesë pwrpara Parlamentit atëherë do të veprojë në bazë të materialeve.

Reagojnë partitë parlamentare

Partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka theksuar se rezistenca politike e VMRO DPMNE- së dheprotestat të cilat u mbajtën për më shumë se dy muaj ndihmuan që të mos rrënohet karakteri unitar i Maqedonisë si shtet.

“Nëse Zoran Zaevi do të kishte guxim që më herët të distancohet nga platforma e Tiranës, Republika e Maqedonisë nuk do të ishte e detyruar të kalojw për disa muaj në krizë politike që të mund të formojë qeverinë e re” ka deklaruar Nikolla Todorov.

Por ai ka thwnw se në të mirë të të ardhmes së Maqedonisë si shtet është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndarjen e mandatit për formimin e qevrisë së re e kanë përshëndetur dhe partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Parlamentin Maqedonisë.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ali Ahmeti, në rrjetin social facebook e ka uruar Zoran Zaevin për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese.

"Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëvedhe kthim mbrapa nuk ka. Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmërinëe komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënietë mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik", ka theksuar Ahmeti.

Nga ana tjetër Aleanca për Shqiptarët ndarjen e mandatit e ka cilësuar si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, në krijimin e një Qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvillimore dhe integruese për Maqedoninë.

“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garanci për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE”, nënvizohet në komunikatën për media të Aleanca për Shqiptarët.

Përderisa Lëvizja Besa e cila akoma nuk është prononcuar qartë se a do të jetë pjesë e koalicionit pas ndarjes së mandatit, ka vlerësuar se pas ndarjes së mandatit për formimin e qeverisë së re të vendit Maqedonia shkon drejt stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik.​(REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG