Ndërlidhjet

Poroshenko: Liberalizimi i vizave shënon divorcin e Ukrainës nga Perandoria ruse


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenonko ka thënë se marrëveshja e liberalizimit të vizave, në mes vendit të tij dhe Bashkimit Evropian shënon “divorcin nga Perandoria ruse”.

Poroshenko ka folur sot, një ditë pasi BE-ja miratoi liberalizimin e vizave për ukrainasit.

“Sot Ukraina ka finalizuar divorcin nga Perandoria ruse”, ka thënë ai gjatë një interviste televizive.

“Pikërisht kështu duhet ta shohim këtë në terma filozofik”, ka thënë ai. “Ëstë dalje nga një histori më shumë se 300-vjeçare... dhe sot Ukraina kthehet në shtëpi”.

Përfaqësuesit e Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian pritet që ta vulosin vendimin për liberalizimin e vizave për Ukrainën në Strasburg më 17 maj.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 11 qershor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG