Ndërlidhjet

Vetëvendosje kërkon drejtësi për Astrit Deharin, gjashtë muaj pas vdekjes në burg


Pamje nga protesta para Ministrisë së Drejtësisë
Pamje nga protesta para Ministrisë së Drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një protestë para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari në burgun Prizrenit, gjashtë muaj më parë.

Ndërsa aktivistët e kësaj partie politike po shkruanin grafite me moton “Drejtësi për Astritin”, ka ndodhur dhe një përplasje me Policinë e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se për vdekjen e Astrit Deharit, përgjegjëse është Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, pastaj Policia e Kosovës dhe kreu i saj, si dhe organet e hetuesisë dhe drejtësisë.

“Ishte rast i montuar politik, me akuzën për terrorizëm”, tha Konjufca.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës,i cilësuar si akt terrorist.

Prokuroria pati dalë me prezantimin e ekspertizës ligjore, sipas të cilës, Dehari kishte bërë vetëvrasje.

Një konstatim të tillë e patën kundërshtuar familja e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati i rastit, Tomë Gashi. Ky i fundit kishte njoftuar po ashtu se Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore të pjesës franceze në Zvicër është angazhuar nga familja e të ndjerit Astrit Dehari për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG