Ndërlidhjet

Yee takon Talat Xhaferin në Parlamentin e Maqedonisë


Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, në takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferi
Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, në takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferi

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, e ka takuar në Parlamentin e Maqedonisë Talat Xhaferin si kryetar të këtij institucioni.

Xhaferi pas takimit me diplomatin e lartë amerikan ka theksuar se takimi i sotëm në institucionin ligjvënës, paraqet rikonfirmim i mbështetjes së SHBA për zgjedhjen e tij si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë

“Edhe një herë u rikonfirmua mbështetja e zgjedhjes sime për kryetar të Parlamentit. U bisedua rreth nevojës për angazhimin gjithëpërfshirës të aktivitetit të kryetarit të Parlamentit që të mund të kthehet stabiliteti dhe funksionimi në bazë të përcaktimeve ligjore dhe rregullores së punës së Parlamentit".

"S'do mend se këmbyem mendime rreth të gjitha sfidave të cilat pritet të ballafaqohemi si institucion gjatë aktiviteteve të mëtutjeshme”, është shprehur

Talat Xhaferi, kryetar i ri i Parlamentit të Maqedonisë, pas takimit që ka realizuar me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë kolegëve të tij deputetë të lënduar gjatë zhvillimeve të dhunshme në këtë institucion gjatë së enjtes, si dhe të gjithë të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë.

Ivanov kërkon ndihmë nga SHBA

Diplomati amerikan paraprakisht është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë njoftojnë se gjatë takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Gjorgje Ivanov ka kërkuar nga SHBA që të ndihmojnë vendin për eliminimin e pengesave që ai të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re të vendit.

“Kërkojmë nga SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t’i jepet mandati”, theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Kabineti presidencial njofton se Ivanov ka kërkuar garanci nga Zoran Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet që t’ia japë mandatin atij.

“Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, nënvizohet në kumtesën për media nga kabineti i Ivanovit.

Njëherësh, nga kabineti i Ivanovi ttheksohet se ai si president i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë duke nënvizuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje.

Ndryshe, gjatë të dielës zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka takuar drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, ku gjatë bisedës në fokus ka qënë formimi i qeverisë së re të Maqedonisë si dhe realizimi i reformave.

Shkup: Deputetët përgjaken nga protestuesit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Ndryshe, vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës së shfaqur ne Parlamentin e Maqedonisë .

Ndërkohë që dikasteri i policisë deri në këto momente ka arritur të arrestojë 7 nga 15 personat për të cilët Prokuroria Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër-arrest për shkak se ishin përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, të enjten në mbrëmje, më 27 prill. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG