Ndërlidhjet

Prokuroria në Shkup lëshon fletarreste për 15 persona që sulmuan Kuvendin


Protestuesit në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë
Protestuesit në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë

Prokuroria Publike e Shkupit ka urdhëruar arrestimin e 15 personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, të enjten në mbrëmje, më 27 prill.

Fletarrestet janë lëshuar dhe sipas MPB-së, Policia është në ndjekje të këtyre personave, që besohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunën kundër deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend.

Nga dhuna kishin pësuar mbi 10 deputetë ndërsa më së rëndi lideri i partisë, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital.

Mediat kanë raportuar se gjatë ushtrimit të dhunës dhe pushtimit të institucionit ligjvënës, Policia nuk kishte ndaluar asnjë person ndërsa janë publikuar edhe fotografi ku pjesëtarë të policisë shihen duke u përshëndetur me persona të caktuar nga grupi i protestuesve të dhunshëm, të cilët pa asnjë pengesë kishin hyrë në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG