Ndërlidhjet

Rakiq urdhëron ndalimin e punimeve në urën e Ibrit


Ura kryesore në Mitrovicë
Ura kryesore në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka urdhëruar ‘ndalimin e punimeve në urën kryesore mbi Ibër duke kërkuar nga organet ndërkombëtare dhe ato lokale të sigurisë që të garantojnë sigurinë e qytetarëve.

Rakiq i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndalimit të punimeve “ishin një numër incidentesh në Mitrovicën veriore”. Ai tha se ka kërkuar nga përfaqësuesi i BE-së respektimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Kryetari i Mitrovicës së veriut i bëri thirrje forcave paqeruajtëse KFOR që të shtojnë praninë në pjesën veriore të qytetit dhe nga policia që të përforcojë kontrollet në qytet posaçërisht në pjesët e qytetit me popullatë të përzier.

Rakiq tha se sulmet e fundit që kanë ndodhur duhet të dënohen dhe kryesit e tyre duhet të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG