Ndërlidhjet

Gorbachev paralajmëron për një Luftë të re të Ftohtë


Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i ka bërë thirrje Perëndimit të “ripërtrijë besimin” me Rusinë dhe ka paralajmëruar se dy kundërshtarët e vjetër, janë nisur drejt një Lufte të Ftohtë.

“Të gjitha indikacionet e Luftës së Ftohtë janë këtu”, tha ai në intervistën dhënë për gazetën gjermane Bild.

“Gjuha e politikanëve dhe personelit të lartë ushtarak po bëhen gjithnjë e më shumë militante. Doktrinat ushtarake janë formuluar dhe janë gjithnjë e më të ashpëra. Media po i shton benzinë zjarrit. Marrëdhëniet mes dy fuqishme më të mëdha po vazhdojnë të përkeqësohen”, ka thënë ai.

Sipas Gorbachev, një garë e re e armëve mes Rusisë dhe Perëndimit tashmë ka nisur.

"Nuk është vetëm e pashmangshme. Në disa vende, tashmë ka aktivitet të plotë. Trupat janë vendosur në Evropë, duke përfshirë edhe pajisje të rënda, të tilla si tanket dhe makinat e blinduara”, është shprehur ai.

Gorbachev ka thënë se “Lufta e re e Ftohtë”, mund të shdërrohet në luftë të nxehtë, nëse dy palët nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar.

“Gjithçka është e mundur”, nëse përkeqësimi aktual i raporteve vazhdon, ka thënë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG