Ndërlidhjet

Shkup: Protesta e 43-të me radhë kundër formimit të qeverisë së re


Pamje nga një protestë e mëparshme në Shkup
Pamje nga një protestë e mëparshme në Shkup

Në rrugët e Shkupit mbrëmë është mbajtur edhe protesta e 43-të me radhë, me ç’rast pjesëmarrësit kanë bartur mburoja prej kartoni, që simbolizonin synimin e shpallur për ta mbrojtur Maqedoninë nga qeverisja e koalicionit të përbërë nga socialdemokratët dhe shqiptarët.

Të udhëhequr nga një vijë e femrave, fëmijëve dhe njerëzve të moshuar, që i mbanin këto mburoja me ngjyrat kombëtare të kuqe dhe të verdhë, protestuesit kanë marshuar prej ndërtesës së qeverisë e deri te parlamenti, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe duke e refuzuar planin e partnerëve të koalicionit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Partia WMRO-DPMNE, që dikur e udhëhiqte qeverinë e Maqedonisë, për javë të tëra e ka bllokuar formimin e koalicionit dhe zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje WMRO-DPMNE-së për t’i ndalur taktikat penguese, të cilat e kanë vazhduar krizën e gjatë politike në Maqedoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG