Ndërlidhjet

Kriza politike në Maqedoni vështirëson menaxhimin e krizës së migrantëve


Një vajzë refugjate ecë nëpër baltë në një kamp refugjatësh
Një vajzë refugjate ecë nëpër baltë në një kamp refugjatësh

Maqedonia do ta ketë shumë të vështirë përballjen me valën eventuale të migrantëve nga visete prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe ato të Afrikës së Veriut, pasi zvarritja e krizës politike ka bllokuar konsolidimin e institucioneve shtetërore, thonë ekspertë të sigurisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, tha të mërkurën se Maqedonia është duke u përballur me trafikimin e migrantëve në dimensione të mëdha.

Në një takim diplomatik në lidhje me migrantët organizuar në Ministrinë e Jashtme, ai tha se për të luftuar këtë fenomen, nevojitet bashkëpunim sa më i ngushtë mes vendeve të rajonit, por nën kujdesin e vendeve evropiane. Ministri Nuhiu me këtë rast ka theksuar se nuk mund të përjashtohet mundësia e një krize të re refugjatësh.

“Edhe pse kjo temë nuk ka zënë shumë vend në agjendën e mbledhjeve rajonale dhe ndërkombëtare siç ka qenë para një viti. Gjithsesi, mendoj se duhet të pranojmë se kërcënimet janë objektive dhe mundësia për përsëritje janë reale, për këtë duhet të gjithë së bashku të jemi të gatshëm të ofrojmë përgjigje gjithëpërfshirëse rajonale nën kujdesine partnerëve tanë nga BE”, ka deklaruar Agim Nuhiu, Ministër i Punëve të Brendshme.

Por ndërkohë, Vladimir Pivovarov ish drejtues i agjencisë ushtarake kundër zbulim për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia do ta ketë shumë të vështirë përballjen e me një valë të re krize të refugjatëve për dallim nga vala e fundit, kur e kishte më të lehtë, pasi kufijtë e vendeve të BE-së ishin të hapur dhe Maqedonia atë kohë ishte vetëm vend trazit.

“Sa I përket aspektit të sigurisë do të paraqes rrezik të madh për vendin qëndrimi i një vale më të madhe të migrantëve në Maqedoni dhe jo vetëm kapërcimi përmes territorit të Maqedonisë si vend tranzit. Them se kjo paraqet rrezik, sepse institucionet e shtetit tani janë jo funksionale meqë janë shndërruar në trupa partiak dhe në praktikë ata realisht nuk mund t’u përgjigjen sfidave me të cilat mund të përballet vendi.

Aq më tepër në këtë moment kur vendet e Bashkimit Evropian i kanë mbyllur dyer dhe në një situatë të këtillë Maqedonia gjendet në një situatë shumë të ndjeshme” thekson Vlladimir Pivovarov.

Qendra për Menaxhim me kiza thotë se do të jetë shumë e vështirë menaxhimi i situatës nëse migrantët, të cilët ikin nga zonat e përfshira nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, bllokohen në Maqedoni si rrjedhojë e mbylljes së kufijve nga ana e vendeve të BE.

Agron Buxhaku drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia deri më tani është definuar si shtet transit dhe për këtë ajo është e përgatitur për të menaxhuar situatën por, siç thotë ai, situata mund të komplikohet nëse migrantët detyrohen të qëndrojnë një kohë më të gjatë, për çka vendi nuk disponon me kapacitete të mjaftueshme.

Sipas tij qendrat pranuese në Vinojug në Gjevgjeli përgjatë vijës kufitare Maqedoni-Greqi si dhe qendra pranuese në Tabanovc përgjatë kufirit me Serbinë, disponojnë me kapacitet vetëm përdy mijë persona.

“Ne si Qendër për Menaxhim me Kriza në kuadër strategjisë së aprovuar nga ana e qeverisë në ikje të Maqedonisë, prej kur filloi kriza, kemi kapacitet për të pranuar në kampet e transiterreth dy mijë persona. Ne e quajmë veten si vend transit kështu që nuk kemi kapacitet për të pranuar ndonjë numër më shumë se kaq".

"Mirëpo siç ndodhi vitin e kaluar me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare arritëm të menaxhojmë situatën. Sa i përket çështjes së sigurisë në vazhdimësi marrim përkrahje sa I përket regjistrimit të personave dhe identitetin e të gjithë atyre që hyjnë në territorin e Maqedonisë” thotë Buxhaku

Ndryshe gjatë vitit të kaluar përmes Maqedonisë drejt vendeve të BE kanë kaluar mbi njëmilion migrantë nga zonat e prekura nga lufta në lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, përderisa aktualisht në Maqedoni qëndrojnë rreth 50 migrantë të cilët kryesisht janë nga Iraku dhe Siria me shpresë se do t’u mundësohet të arrijnë në vendet e BE ku kanë pjesën tjetër të familjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG