Ndërlidhjet

Kosova në pritje të kritereve të reja për anëtarësim në INTERPOL


Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, në forumin “Fol Hapur’, organizuar nga Lëvizja "Fol", ka theksuar se Ramush Haradinaj ka dëshmuar disa herë pafajësinë e vet në gjykata ndërkombëtare dhe ‘është anakronike që mbi bazën e të njëjta akuzave të përndiqet i njëjti njeri”.

“Është tërësisht e papranueshme që luftëtarët e lirisë të ndalohen në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara përmes INTERPOL-it dhe kjo edhe nga pikëpamja juridiko-penale dhe nga pikëpamja politike është krejtësisht e papranueshme, dhe në rastin e zotit Haradinaj ai e ka dëshmuar disa herë pafajësinë e vet në gjykata ndërkombëtare dhe është anakronike që mbi bazën e të njejtave akuzave të përndiqet i njëjti njeri”, thekson Hyseni.

Ai ka theksuar se ndalimet e tilla nuk vinë si rezultat i mungesës së angazhimit të institucioneve të Kosovë, pasi që është kërkuar në vazhdimësi nga shtetet anëtare të INTERPOL-it që fletë-arrestet e lëshuara nga Serbia të mos ekzekutohen.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL në prill të vitit 2015, por që vitin e kaluar kjo organizatë kishte suspenduar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Hyseni bën të ditur se tani është duke u rrumbullaksuar një kornizë e kritereve për anëtarësim të Kosovës në Interpol.

“Ne jemi në pritje të kritereve të reja dhe shumë shpejt do të marrim vesh nëse ato kritere do të jenë të favorshme. Për herë të parë Kosovës i është dhënë fjala në Asamble të Përgjithshme dhe kam folur për nivelin e përgatitjes teknike dhe profesionale të Policisë së Kosovës për t'ju bashkuar kësaj organizate”, thekson ai.

Ai ka shtuar se në disa fusha sukseset mungojnë si rezultat i mos përmbylljes së procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG