Ndërlidhjet

SHBA thotë se liderët e IS-it po arratisën nga Raka e Sirisë


Forcat Demokratike Siriane afër Rakas, Siri
Forcat Demokratike Siriane afër Rakas, Siri

Pentagoni thotë se liderët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë filluar të arratisen nga qyteti sirian Raka derisa luftëtarët kurdë që e kanë mbështetjen amerikane kanë shtuar sulmet ndaj caqeve të IS-it në këtë qytet.

“Ne po shohim se si shumë liderë të rëndësishëm të IS-it, shumë nga burokratët e tyre...kanë filluar të largohen nga Raka”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Ai ka thënë se disa pjesëtarë të IS-it janë në arrati në drejtim të lindjes përgjatë lumit Eufratë, pasi që “fundi është afër në Raka”.

Pentagoni thotë se eksodi është shenj se përpjekja për izolimin e ekstremistëve në kryeqytetin e vetëshpallur të IS-it, Raka është duke dhënë rezultate.

Megjithatë, Pentagoni nuk e parashikon kolapsin e grupit militant, ndërsa analistët thonë se ata presin betejë të gjatë për Rakën.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane thotë se koalicioni ka kryer 17 sulme ajrore më 16 shkurt, duke pasur cak zonat e IS-it.

Pentagoni thotë se sulmet kanë shkatërruar tunelet, tre pozicione të luftëtarëve, tre ndërtesa të IS-it, dy depo armatimi, dy shtabe të IS-it, një urë dhe caqe të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG