Ndërlidhjet

Irani teston sistemet raketore dhe atë të radarëve pas sanksioneve amerikane 


Ilustrim
Ilustrim

Irani po mban ushtrime ushtarake për të testuar sistemet raketore dhe atë të radarit më 4 shkurt, një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Teheranit për shkak se së fundi republika islamike ka testuar një raketë balistike.

Në faqen e internetit të Gardes Revolucionare të Iranit shkruan se manovrat në krahinën verilindore të Semnanit kanë për qëllim që të demonstrohet “përgatitja e plotë për tu përballur me kërcënimet” dhe sanksionet turpëruese” nga Washingtoni.

Mediat shtetërore e Iranit raportojnë se sistemet dhe radarët e prodhuara në Iran, më pas qendrat e kontrollit sistemi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike do të testohen gjatë këtyre ushtrimeve.

Marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar prejse e ka nisur detyrën presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

Washingtoni ka sanksionuar 13 individë dhe 12 entitete në bazë të autoritetet të sanksioneve amerikane ndaj Iranit më 3 shkurt, pasi Shtëpia e Bardhë e ka “paralajmëruar” Iranin zyrtarisht rreth testimit të një rakete balistike dhe aktiviteteve të tjera.

Irani është një nga shtatë vendet me popullatë shumicë myslimane, qytetarët e të cilës janë bërë cak i ndalimit të hyrjes në SHBA sipas një urdhëri ekzekutiv të Washingtonit.

Teherani, si përgjigje, ia ka ndaluar hyrjen në Iran një ekipi të mundjes nga SHBA për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që gjatë këtij muaji do të mbahet në republikën islamike.

SHBA-ja ka thënë se testi i 29 janarit në Iran e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diçka që Teherani e hedh poshtë.

Donald Trump ka bërë fushatë me premtimin se do të mbajë qëndrim më të ashpër se sa ai i parardhësit të tij, Barack Obama si masë reaguese ndaj kërcënimeve të Iranit ndaj Izraelit dhe përfshirjes në konfliktet e Sirisë dhe Jemenit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG