Ndërlidhjet

Trump e nominoi një gjyqtar konservator për Gjyaktën Supreme


Neil Gorsuch
Neil Gorsuch

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjyqtarin, Neil Gorsuch, për në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, që është një lëvizje me të cilën ripërtrihet shumica konservatore në këtë gjykatë për çështjet siç janë aborti, kontrolli i armatimit, dënimi me vdekje dhe të drejtat religjioze.

Ky gjyqtar nga Kolorado, ballafaqohet me konfirmim të vështirë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, pasi republikanët vitin e kaluar refuzuan shqyrtimin e të nominuarit të ish-presidentit demokrat, Barack Obama, për plotësimin e vendit të zbrazët në gjykatën më të lartë.

Neil Gorsuch, 49 vjeçar, është gjyqtari më ri i nominuar për dekada të tëra, që është një cilësi për të cilën zoti Trump ka sugjeruar se e kishte kërkuar.

“Gjyqtari Gorsuch ka aftësi të jashtëzakonshme juridike, mendje brilante, disiplinë të jashtëzakonshme dhe ka fituar mbështetje dypartiake”, tha Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG