Maqedonia e akuzoi Serbinë si “fqinj të keq”, duke thënë se duhet të ndalojë së “fyeri” atë, duke e quajtur “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë e përshkroi përdorimin e këtij termi si “provokim që ofendon ndenjat e qytetarëve maqedonas”.
Qeveria në Shkup tha se Beogradi është duke vepruar “në mënyrë të papërshtatshme dhe fyese”.
Në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, fqinji i saj jugor, Greqia, ka protestuar kundër përdorimit të emrit Maqedoni.
Një provincë veriore e Greqisë quhet po ashtu Maqedoni dhe Athina insiston se vetëm provinca greke duhet ta përdorë atë emër.
Si kompromis, ish-republika jugosllave është lejuar t’iu bashkohet shumë organizatave ndërkomëbtare nën emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ky vend ende njihet me këtë emër.