Ndërlidhjet

Protesta në Shkup kundër ndotjes së ajrit


Ballkani probleme me ndotjen e ajrit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Ballkani probleme me ndotjen e ajrit

Banorët e Shkupit sërish në protesta kundër ndotjes së ajrit, i cili ditëve të fundit ka shënuar rritje ekstreme të ndotjes së ambientit. Bazuar në të dhënat e stacioneve matëse të Ministrisë së ambientit, por edhe të të dhënave tjera, kryeqendra e Maqedonisë ka një ndotje të ajrit prej dhjetë herë e më shumë mbi normat e lejuara.

Prania e grimcave të ngurta PM10 gjithashtu është mbi normat e lejuara, që paraqesin rrezik real për jetën e banorëve. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se 1200 persona, apo 6 për qind e vdekjeve janë pasojë e ndotjes së ajrit.

“Edhe vitin e kaluar kishte ndotje, por këtë vit gjendja është katastrofale. Nuk mund të lëvizin, pasi mund të mbetemi në rrugë. Duhet urgjentisht të ndërmerren masa”, ka deklaruar Goran Stojkovski, rreth të 60-ve që kishte dalë në protestë.

“Ndotja na mbyti. Po thonë se kjo është për shkak të ngrohjes me dru, por jo, kjo vjen për shkak të ndotjes nga gazrat, veturat na mbytën, ndotje po shkaktohen edhe nga disa reparte që janë hapur. Askush nuk po ndërmerr masa”, tha Besimi, një tjetër protestues.

Nga partia e gjelbër kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në përmirësimin e ambientit, të cilin e vlerësojnë si shumë të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

“Është mundësia e fundit për këtë qeveri që është në largim, që të bëjë të paktën diçka të mirë për shëndetin e qytetarëve. Ne, kërkojmë aplikimin e sistemit të numrave çift dhe tek për automjetet, pra përgjysmimin e trafikut nga automjetet, transport publik falas e masa tjera”, ka deklaruar zëdhënësja Maja Moraini.

Autoritetet vlerësojnë se ndotja më e madhe vjen nga lëndët për ngrohje që përdorin qytetarët gjatë stinës së dimrit, por edhe nga kompanitë industriale, andaj edhe kanë paralajmëruar masa të ndryshme.

“Ndotësit më të mëdhenj paraqiten amvisëritë me 32 për qind, komunikacioni me 20 për qind, pluhuri nëpër rrugë, kompanitë industriale, e faktorë tjerë ndotës. Ne, kemi hartuar projekte për uljen e ndotjes, por efektet nuk mund të vijnë menjëherë. Një nga masat është edhe një kërkesë drejtuar kompanive të ngrohjes që të ulin çmimet, që në sistemin e tyre të mund të kyçen sa më shumë familje”, ka deklaruar kryetari i bashkësisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

Masa janë paralajmëruar edhe nga Ministria e Ambientit jetësor.

“Ministria e ekologjisë po harton një ligj për ndotësit industrial me të cilin parashihet që ministria nëpërmjet inspektoratit për ambient jetësor të mundet që këtyre ndotësve tu kërkoj përgjysmimin e punës së tyre gjatë periudhave kur ndotja është e lartë sikur që është tani në këtë periudhë”, ka deklaruar ministri Bashkim Ahmeti.

Vitin e kaluar ndotja më e madhe ishte në qytetin e Tetovës, që në disa periudha paraqitej edhe si qyteti më i ndotur në botë, por gjendja atje ka nisur të përmirësohet pas mbylljes së një kombinati metalurgjik që llogaritej si ndotësi më i madh në këtë rajon. (REL)

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG