Ndërlidhjet

BE-ja deklarohet rreth ndërtimit të ‘murit ndarës’ në Mitrovicë


Muri i ndërtuar në Mitrovicë
Muri i ndërtuar në Mitrovicë

Bashkimi Evropian ka lëshuar një deklaratë për media në lidhje me ndërtimin e murit në Mitrovicën veriore nga autoritete lokale serbe. Aty kërkohet që të respektohet marrëveshja për urën e Mitrovicës e arritur në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht të vitit, 2015.

Bashkimi Evropian, ka takuar të enjten përfaqësuesit e Prishtinësi dhe ata të komunave veriore dhe jugore të Mitrovicës ku ka biseduar lidhur me implementimin e kësaj marrëveshje.

“Të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit për rivitalizim të urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’ duke i lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, derisa ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, BE nënvizon se palët janë pajtuar që dizajni i parë për rrethrrotullimin të bëhet siç ishte parashikuar me marrëveshje të arritur në Bruksel gjatë gushtit 2015. Aty bëhet e ditur se rruga “Mbreti Petar” do të jetë e qarkullueshme vetëm për këmbësorë.

“BE do të mbesë në kontakt me dy palët për të siguruar implementimin e marrëveshjes së gushtit 2015 dhe implementimin e marrëveshjes nga gushti 2016 dhe ka mirëkuptim nga të dy palët që më 20 janar, afati i fundit, për rihapje të urës dhe të projektit për kthimin e “Mbretit Petar’ në rrugë të këmbësorëve të përmbushen”, theksohet në komunikatën e BE-së.

Muri në veri të qytetit të Mitrovicës po ndërtohet në kohën kur tensionet ndërmjet grupeve etnike në qytet u zvogëluan dhe u vlerësua se po niste një periudhë e relaksimit të marrëdhënieve, përfshirë edhe procesin e revitalizimit të urës së Mitrovicës.

Ky mur, është cilësuar si jolegal nga autoritetet qeveritare në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG