Në Kosovë sot po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit shqiptar që shënon edhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Sheshet dhe rrugët e qyteteve janë stolisur me flamuj kuq e zi, kurse liderët kanë adresuar mesazhe urimi për qytetarët, sidomos ata shqiptar, të cilët përbëjnë shumicën në Kosovë.