Ndërlidhjet

Siri: Forcat qeveritare vazhdojnë avancimin në lindje të Alepos


Pamje nga rajoni Hanano ku kontrollin e kanë marrë forcat qeveritare siriane
Pamje nga rajoni Hanano ku kontrollin e kanë marrë forcat qeveritare siriane

Nga Siria raportohet se forcat qeveritare kanë bërë avancime të shpejta në pjesën lindore të qytetit Alepo, që janë nën kontroll të kryengritësve, duke i detyruar mijëra civilë që të largohen.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar se forcat lojale të presidentit ë Sirisë, Bashar al-Assad, dje e kanë marrë kontrollin në lagjet Jabal Badro dhe Baden, që janë në afërsi të rajonit Masaken Hanano, i cili ishte marrë pardje.

Observatori thotë se afro 10 mijë civilë janë larguar nga pjesa lindore e shkatërruar e qytetit Alepo, duke lëvizur në drejtim të rajoneve që janë nën kontroll të qeverisë dhe në lagjet e kontrolluara nga kurdët në Sheik Maksoud.

Njëherësh, dje patën vazhduar luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në lagjet Sakhur dhe Al-Haidarijah.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG