Ndërlidhjet

Milicia Shiite rrethon Mosulin, shkëputë militantët e IS-it


Forcat shiite në Irak gjatë operacionit në perëndim të Mosulit
Forcat shiite në Irak gjatë operacionit në perëndim të Mosulit

Luftëtarët e milicisë Shiite, të përkrahur nga Irani, thonë se kanë përfunduar rrethimin e qytetit të Mosulit, bazës së grupit militant Shteti Islamik, - duke i shkëputur ilitantët në qytetin verior të Irakut nga pjesa tjetër e vendit dhe Siria.

Një grup i përbashkët i milicisë Shiite pro qeveritare tha se avancimi i tyre në pjesën perëndimore të Mosulit ishte ndërlidhur me pozicionet e luftëtarëve Peshmerga Kurdë, më 23 nëntor.

Peshmergat, trupat qeveritare dhe fiset suni arabe tashmë mbajnë pozitat në veri dhe jug të paralagjeve të Mosulit, derisa forcat qeveritare kanë avancuar ngadalë brenda qarkut lindor të qytetit.

Ndërkohë, ushtria Irakiane tha se fushata ajrore e mbështetur nga SHBA-ja më heret më 23 nëntor “ka shkëputur” edhe urën e katërt mbi lumen Tigër brenda Mosulit.

Kjo i ka lënë militantët e IS me të vetmën urë që mund ta përdorin për linjat furnizuese ndërmjet dy gjysmave të qytetit. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG