Thesari i SHBA-së u ka vënë saksione katër liderëve të Al Nusrës, degë e Al Akaidës në Siri.
Grupi Nusra ishte në qendër të një mosmarërveshjeje ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, që siç thotë Uashingtoni ka mbuluar militantët meqë ata koordinonin me grupet rebele siriane të cilët SHBA-ja i mbështet në luftën kunër regjimit të Sirisë.
Por veprimet e Thesarit konfirmojnë se SHBA-ja vazhdon ta shoh Nusran si organizatë terroriste.
Sanksionet kanë për qëllim që të pengojnë ushtrinë e Nusras, rekrutimet dhe financimet duke u pamundësuar qytetarëve të SHBA-së që të bëjnë biznes me individët nën sanksione.
Departamenti i Shtetit gjithashtu e futi Jabhat Fatah al Sham – emri i ri për Nusran të cilin e mori këtë verë në një përpjekje për të ndryshuar imazhin – në listën e tij të “terroristëve” si një pseudonim të Nusras.
Katër liderët e Nusras, objektiva të Thesarit, janë Abdallah Muhammad bin-Sulayman al-Muhaysini, që thuhet të jetë përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve për grupin në very të Sirisë, Jamal Husayn Zayniyah, përgjegjës për planifikim të operacioneve në Siri dhe Liban; Abdul Jashari, një këshilltar ushtarak që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusras; dhe Ashraf Ahmad Fari al Allak, komandant ushtarak.