Ndërlidhjet

Mustafa: Zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin krizën aktuale politike.

“Në situatën aktuale politike, zgjedhjet nuk do të zgjidhnin asgjë, pasi konstelacioni politik dhe forcat politike janë ato që janë tash, ne vetëm do ta përsërisnim të njejtën gjë”, tha sot Isa Mustafa, duke folur në një konferencë në Londër, të organizuar nga Developing Markets Associates.

“Ne besojmë se mandati duhet të zgjasë deri në fund”, tha Mustafa.

Zoti Mustafa tha se qeveria e tij planifikon t’i kufizoj shpenzimet për pagesën e veteranëve të luftës në 50 milionë euro, në harmoni me kërkesat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

FMN-ja ishte kritike për rritjen e rëndësishme në shpenzimet publike, përfshirë masat e pakove përfituese për veteranët e luftës, pak para zgjedhjeve të vitit 2014.

Trajtimi i veteranëve të luftës në Kosovë është çështje tejet e ndjeshme, raporton agjencia Reuters nga Londra.

“Numri i veteranëve të luftës është rritur mbi atë që planifikohej fillimisht dhe FMN-ja ka vlerësuar se kjo do ta destabilizoj buxhetin, nëse ne nuk kemi kontroll lidhur me këto shpenzime dhe ata besojnë se është një shumë prej 50 milionë eurosh dhe mbi këtë ne nuk mund të japim për veteranët e luftës”, i tha Mustafa agjencisë Reuters.

“Ne kemi biseduar me veteranët dhe ata janë pajtuar se ne duhet t’i bëjmë disa ndryshime në ligjin për veteranët e luftës dhe për t’i zbatuar këto norma të reja”, tha Isa Mustafa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG