Ndërlidhjet

Thaçi: Janë dy situata që mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse qeveria humb shumicën në Kuvend apo nëse ka marrëveshje politike.

Komentet e Thaçit, kanë pasuar interesimin e shtuar të medieve nëse vendi po shkon drejt një procesi të parakohshëm zgjedhor.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e asnjë lideri politik. Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi, në kuptimin edhe në numër edhe fuqi politike”, ka thënë Thaçi.

“Unë si president i vendit jam i obliguar t’i kryej obligimet e mia kushtetuese e ligjore, por askush nuk është drejtuar për këtë çështje në zyrën time as prej partnerëve të koalicionit e as partive tjera”, ka thënë Thaçi.

Aktualisht, ai tha se po punohet për caktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas.

“Por, në çdo rrethanë, në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra, nëse kjo mazhorancë (shumicë ) e humb fuqinë në Kuvendin e Kosovës apo nëse ka një marrëveshje politike”, ka thënë Thaçi. Komentet e tij, Thaçi i bëri pas pjesëmarrjes në homazhe tek vendi i rënies së dy dëshmorëve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG