Ndërlidhjet

Demokratët kritikojnë drejtorin e FBI-së për refuzim të emërimit të Rusisë për sulme kibernetike


Drejtori i FBI-së James Comey
Drejtori i FBI-së James Comey

Udhëheqësit demokratë në SHBA kanë kritikuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për refuzimin që t’u bashkohet zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë për të emëruar Rusinë se qëndron prapa rrjedhjeve të emailave të demokoratëve, duke e cilësuar si “standard të qartë të dyfisshtë”.

Comey e futi veten në një contest politik ndërmjet kandidates së demokratëve për president Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, javën e klauar duke informuar Kongresin se FBI-ja po hetonte një numër emailash të ri të Clintonit që dolën gjatë hetimeve ku përfshihej një bashkëpunëtore e Clintonit.

Por sipas një raporti të CNBC, më 31 tetor, Comey refuzoi që të bashkohej në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Sigurisë dhe Zyra e Intelegjencës Kombëtare të 7 tetorit, që i atribuon Rusisë rrjedhjen e emailave të hakuar të demokratëve, duke argumentuar se ishte shumë afër zgjedhjeve dhe ai nuk do të shihet se po përpiqet që të ndikojë votën.

Menaxheri I fushatës së Clintonit, Robby Mook, tha se zbulimi se Comey ka rezerva për emërimin e Rusisë javë përpara se të paralajmëronte një hetim të ri për emailat e Clintonit “tregon një standard të qartë të dyfishtë”.

Përfaqësuesi në Senat I demokratëve, Harry Reid, akuzoi Comey për “standard të dyfishtë shqetësues në trajtimin e informatave të ndjeshme, me cfarë duket të jetë një përpejkje e qartë për të anuar drejt një partie politike ndaj tjetrës”.

Reid e akuzoi Comey për shkelje të ligjeve federale që ndalojnë të punësuarit e qeverisë që të përfshihen personalisht në zgjedhje ose në politikë.

Por mbi të gjtiha, Reid e akuzoi Comey për mbajtje “të mbështjellur një informatë shpërthyese për lidhjet e ngushta dhe koordinim të Donald Trump, këshilltarit të tij dhe të qeverisë së Rusisë – një shteti që është haptas armiqësor ndaj SHBA-së, por të cilin Trump e lavdëron në cdo paraqitje”.

Në kohën kur demokratët po e sulmojnë Comeyn, Clinton ka vazhdua akuzat e saj për lidhjet e Trumpit me Rusinë, duke kërkuar që ai plotësish ttë zbulojë lidhjet me Kremlinin dhe “oligarkët rusë”.

Që kur Comey paralajmëroi se FBI-ja ka rifilluar hetimet për emailat e Clintonit, mbështetja për Clintonin ka rënë ndjeshëm në sondazhet e opinionit. Derisa javën e kaluar ajo kishte epërsi ndaj Trumpit në nivel vendi prej 5 deri 6 pikë, më 1 nëntor, epërsia ra në 3.1 për qind në një sondazh të organizuar nga RealClearPolitics.com. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG