Ndërlidhjet

Gjuriq: Serbia qëndron pranë Trepçës


Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot në Leposaviq se “Serbia qëndron pranë ‘Trepçës’ dhe me popullin e saj në këto hapësira”.

Gjuriq ka vizituar të hënën flotacionin e Trepçës në Leposaviq, në cepin verior të Kosovës, duke theksuar se “ka ardhur që t’iu përcjellë edhe udhëheqjes edhe punëtorëve të Kombinatit, në veri, porosinë e gjithë Serbisë se Kombinati Trepça mund të llogaris në mbështetjen e Serbisë”.

“Jo vetëm mbështetje politike por edhe mbështetje financiare dhe ligjore”, tha Gjuriq.

“Pra Serbia qëndron përkrah “Trepçës”, Serbia qëndron me punëtorët e “Trepcës, Serbia qëndron me popullin e saj në këto hapësira. Ne nuk do të lejojmë, që ajo që i takon këtij populli, të cilët e kanë krijuar dhe ndëtuar, që përfaqëson boshtin kurrizor të ekonomisë, të ndalojë së punuari”, tha Gjuriq.

“Ata që sot godasin “Trepçën”, godasin edhe stabilitetin e saj ekonomik dhe me këtë provojnë që të rrezikojnë ekzistencën e popullit serb në këtë pjesë të Kosovës” tha Gjuriq.

Deklaratat e Gjuriqit erdhën në ditën kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ligji për Trepçën është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në seancat e 7 dhe 8 tetorit, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Ky Ligj qe miratuar me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, por pa praninë e deputetëve serbë në sallën e Kuvendit.

Ligji e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG