Ndërlidhjet

KDI: Qytetarët të painformuar rreth dialogut Kosovë – Serbi


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar sa duhet në lidhje me rezultatet dhe marrëveshjet e dala nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel. Ky është përfundimi që ka nxjerrë Instituti Demokratik i Kosovës pas publikimit të raportit që vë në pah “Transparencën e dialogut Kosovë -Serbi nga këndvështrimi i qytetarëve”.

Ky hulumtim, u tha se trajton njohuritë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nivelin e kënaqshmërisë së tyre me punën e deputetëve në mbikëqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut e të ngjashme.

Të gjeturat e këtij hulumtimi të opinionit tregojnë se 43 për qind e qytetarëve të Kosovës, praktikisht janë të painformuar rreth marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Rreth 76 për qind e të tyre, thuhet në hulumtim, janë të pakënaqur me mbikëqyrjen që Kuvendi përgjithësisht ushtron ndaj Qeverisë në këtë proces.

Kurse 75 për qind, thuhet se janë të pakënaqur me nivelin e përfshirjes së tyre.

KDI vlerëson se Qeveria dhe Kuvendi si bartëse të këtij procesi duhet të ndërmarrin një sërë masash për të rritur transparencën, për të shtuar llogaridhënien institucionale ndaj qytetarëve, për të ndërtuar konsensus shoqëror dhe politik për procesin e dialogut, për të garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces duke artikuluar qartë efektet praktike që ky proces sjell në jetën e qytetarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG