Ndërlidhjet

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gulen.

Turqia e fajëson Gulenin për përpjekjen për grushtshtet, në muajin korrik.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani qysh në vitin 1999, ka mohuar çdo përfshirje.

Uashingtoni ka thënë se do ta ekstradojë atë nëse Turqia sjell prova kundër Gulenit.

“Nëse SHBA është aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet të lejojë një terrorist si Guleni të drejtojë organizatën e tij”, tha Erdogan në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ai po ashtu foli edhe për Sirinë dhe tha se paqja e qëndrueshme atje nuk mund të arrihet pa largimin e presidentit Bashar al-Assad nga pushteti.

“E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga populli i saj. Përse ky vrasës (Assadi) mbështetet nga disa shtete? Assadi nuk mund të jetë pjesë e ndonjë periudhe të tranzicionit. Bota duhet të gjejë zgjidhje që nuk e përfshin atë”, tha Erdogan.

Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit dhe kanë qëndruar pranë tij prejse ka nisur kryengritja anti-regjim në vitin 2011.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG