Ndërlidhjet

Pentagoni: Është shkatërruar kapaciteti i armatimit kimik i IS-it


Bombarduesi amerikan i tipit B-52
Bombarduesi amerikan i tipit B-52

Pentagoni thotë se aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara e kanë eliminuar “kërcënimin e rëndësishëm kimik” për civilët irakianë, duke e bombarduar kompleksin e ndërtesave afër Mosulit, që militantët e Shtetit Islamik (IS), nga kapaciteti për prodhim farmaceutik, e kanë shndërruar në atë të armatimit kimik.

Gjenerali Jeffrey Harrigian, nga Komanda Qendrore e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, u tha mbrëmë reporterëve në Pentagon, se cak i sulmeve ajrore ishte një kapacitet i IS-it që përdorej për prodhimin e kemikalieve vdekjeprurëse, me gjasë me përfshirjen e klorit dhe gazit helmues.

Aktualisht një hetim i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka përdorë gaz helmues në Siri.

Gjenerali Harrigian i ka përshkruar sulmet e 12 shtatorit si të gjëra, operacion i planifikuar mirë, me të cilin janë shkatërruar më se 50 caqe në atë terren, me disa aeroplanë ushtarakë amerikanë, përfshirë bombarduesit, Air Force B-52, dhe aeroplanët sulmues, F-18D.

Gjithsej janë përdorë 12 aeroplanë të ushtrisë amerikane.

Harrrigian theksoi se misioni ishte pjesë e përpjekjeve më të gjëra për t’i ndërprerë burimet kryesore të të ardhurave të Shtetit Islamik, për t’i vrarë liderët e këtij grupi ekstremist, dhe për ta krijuar “një mosfuksionim organizativ” në mënyrën që këtë grup e eliminon si kërcënim ushtarak në Irak dhe Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG