Një klerik nga Arabia Saudite ka thënë se iranianët “nuk janë myslimanë”, duke iu përgjigjur kështu kritikave të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei se si sauditët po e trjatojnë peligrinazhin e haxhit.
Myftiu i Madh Abdulaziz al-Sheikh, i ka thënë sot gazetës Makkah, se iranianët janë pasardhës të Mujaws, një referencë kjo për personat që adhurojnë zjarrin.
Ai ka shtuar qëndrimi “armiqësor” i iranianëve ndaj “myslimanëve” , veçanëisht ndaj "sunitëve", është tregim i vjetër.
Iranianët janë kryesisht myslimanë shiitë.
Komentet e al-Sheikh vijnë vetëm një ditë pasi Khamenei tha se bota myslimane duhet të sfidojë Arabinë Saudite për menaxhimin e vendeve të shenjta islame, Mekës dhe Medinës.
Këto akuza dhe kundërakuza ndaj dy shteteve rivale në Lindjen e Mesme vijnë vetëm disa ditë, para fillimit të haxhit, që do të fillojë më 10 shtator.
Khamenei kishte shkruar në faqen e tij se “sundimtarët sauditë” kanë treguar sjellje “shtypëse” kundrejtë pelegrinëve të haxhit dhe ka thënë se duhet të rishqyrtohet se kush do të menaxhojë Mekën dhe Medinën.
Të paktën 2,297 pelegrinë humbën jetën në rrëmujën e krijuar në haxh vitin e kaluar dhe shumica e viktimave ishin nga Irani.