Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të kundërshtuar emërimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Deputetë të subjekteve politike, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë i janë bashkuar protestës. “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës”, është panoja kryesore që mbanin në duar protestuesit.