Ndërlidhjet

Tërhiqet ligji për Demarkacion – protestuesit festojnë

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin direkt të ngjarjeve të sotme në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës mori vendimin që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, "për shkak të situatës së krijuar".

Në debatin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, "për shkak të pasigurisë”.

Mbyllja e seancës së Kuvendit të Kosovës u prit me gëzim nga qindra protestues të mbledhur përpara ndërtesës, në kundërshtim të demarkacionit.

Policia e Kosovës ndërkaq, bëri të ditur se gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisjeje, në lagjen Dardania, të Prishtinës, ka arritur që të gjejë rreth pesëdhjetë çanta me koktej Molotovi, vaj të zi, dhe benzinë të përpunuar.

15:07 1.9.2016

Protestuesit largohen nga Kuvendi

Pas vendimit për tërheqjen e Ligjit për Demarkacion nga seanca e sotme e Kuvendit, protestuesit janë shpërndarë duke brohoritur në shenjë fitoreje.

15:29 1.9.2016

Policia arreston disa protestues

Pas përfundimit të protestës që ishte thirrur kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në njërën nga sheshet e Prishtinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG