Ndërlidhjet

Së paku 268 të vdekur nga tërmeti në Itali, kërkimet vazhdojnë


Amatriçe, Itali
Amatriçe, Itali

Ka arritur në së paku 268 numri i njerëzve të vdekur nga tërmeti i së mërkurës në Itali, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar eventualë.

Mbi 400 veta janë plagosur, ndërsa dhjetëra figurojnë të zhdukur.

Tërmeti, prej 6.2 ballësh të Richterit, ka goditur rëndë qytetet Amatriçe, Akumoli dhe Peskara der Tronto.

Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këto tri zona.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka premtuar 50 milionë euro fonde për rindërtim.

Në vitin 2009, një tërmet prej 5.9 shkallësh të Richterit ka vrarë 309 njerëz në qytetin L’Akuilla të Italisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG