Në afërsi të kampit ushtarak amerikan, Bondsteel, po bëhen përgatitjet për inaugurimin e rrugës “Beau Biden”, djalit të ndjerë të nënpresidentit amerikan, Joe Biden. Ky i fundit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill, si dhe mbesa dhe nipi i tyre, po qëndrojnë në Kosovë, ku pasditen e së mërkurës pritet të marrin pjesë në inaugurimin e rrugës që nga sot do ta mbajë emrin e djalit të tyre, Beau Biden.
Facebook Forum