Ndërlidhjet

Vazhdojnë përpjekjet për largimin e IS-it nga Sirte e Libisë


Sirte, 12 korrik 2016
Sirte, 12 korrik 2016

Forcat pro-qeveritare kanë zhvilluar sot betejën për ta larguar grupin e Shtetit Islamik nga qyteti i Sirtes në Libi, njofton AFP.

Luftëtarët e IS-it ende kontrollojnë disa zona të këtij qytetit mesdhetar, I cili u pushtuar në qershor të vitit të kaluar. Kjo pati ngjallur frikën se grupi ekstremist do ta përdorte këtë vend për përgatitje të sulmeve në Evropë.

Largimi nga Sirte do të ishte një kthim prapa në përpjekjet e xhihadistëve për ta zgjeruar të ashtuquajturin “kalifat” përtej Sirisë dhe Irakut. Edhe në këto dy vende ata kanë përjetuar një varg humbjesh.

Forcat besnike të Qeverisë së Unitetit të Libisë, të përkrahur nga Kombet e Bashkuara, kanë pasur një përparim të rëndësishëm të mërkurën në ofensivën e tyre gati tre-mujore për ta rimarrë qytetin. Ata kanë zënë një qendër të konferencave, ku IS-i kishte vendosur një bazë.

“Beteja për Sirten ka arritur në fazën finale, pas një operacioni të suksesshëm nga heronjtë tanë”, ka thënë sot një zëdhënës i Forcave, gjenerali Mohamad Ghassri, transmeton AFP.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG