Ndërlidhjet

LDK dënon gjuhën dhe fjalorin politik të liderit të Vetëvendosjes


Ilustrim
Ilustrim

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dënuar gjuhën dhe fjalorin, sipas tyredenigrues, të përdorur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ndaj kryetarit të LDK-së, njëhersh kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe dy bartësve të institucioneve më të larta tëRepublikës së Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një konferencë për media, Ymeri i kishte cilsuar ëlidert institucional si “derra” që kanë kapur shtetin.

“Grupi Parlamentar i LDK-së konsideron se sinkronizimi i këtij fjalori të ulët me thirrjet për linçime, veprime antiligjore, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit e familjeve të tyre, kanë për qëllim të shkaktojnë tensione për përfitime të pastra politike të një grupi, që nuk përfaqëson interesat dhe as vullnetin e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas kësaj partie politike “as gjuha e ulët, as linçimet, as kërcënimet dhe as sulmet qyqare, nuk do të mund ta ndalin përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u shërbyer qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

LDK i bën thirrje opozitës të heqë dorë nga metoda të tilla dhe t’i kthehet angazhimeve të saj, në përputhje me mandatin që kanë, në respekt të Kushtetutës, standardeve demokratike dhe vlerave tradicionale të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG