Ndërlidhjet

Gjendet punimi i arit që mund të jetë më i vjetri në botë


Ilustrim
Ilustrim

Një rruazë e arit e zbuluar në Bullgari mund të jetë artikulli më i vjetër i arit në botë, i zbuluar nga arkeologët e Bullgarisë në një zonë para historike në zonën jugore të këtij shteti, raporton Reuters.

Rruaza vetëm 4 milimetra daton në mes të 4500 deri në 4600 vjet para erës së re, që është 200 vjet më e vjetër se sa stolia e çmuar e gjetur gjithashtu në Bullgari në vitin 1972, dhe që daton nga periudha e bakrit.

“Nuk kam dyshim se kjo është më e vjetër se ari i gjetur në Varna në vitin 1972”, ka thënë Yavor Bojadzhiev, profesor i asociuar në Akademinë e Shkencës së Bullgarisë.

Ai beson se rruaza është krijuar në zonën ku është gjetur, në periferi të qytezës moderne të Pazargjikut, që sipas tij është vendbanimi i parë “urban” në Evropë, e populluar nga një “shoqëri me karakteristika të larta kulturore” që ishte vendosur aty nga Turqia, rreth vitit 6 000 para erës së re.

Rruaza e arit që peshon 15 centigramë është nxjerrur para dy javësh përfundi një shtëpie të vogël që besohet se është ndërtuar në kohën kur metale si bakri dhe ari janë përdorur për herë të parë.

Në të njejtën zonë janë gjetur edhe 150 figurina të një zogu prej qeramikës, diçka që tregon se kafsha, atëbotë mesiguri është adhuruar nga banorët e zonës. Vendbanimi besohet se është shkatërruar nga fise të dhunshme që e kanë okupuar këtë zonë në Bullgarinë e sotme, rreth 4100 vjet para erës së re.

Rruaza do të ekspozohet në një muze historik në Pazargjik, pasi të analizohet në tërësi dhe mosha e saj të konfirmohet, i ka thënë një punonjës muzeu Reutersit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG