Xhudistja Nora Gjakova, nga Kosova, është eliminuar nga Olimpiada “Rio 2016”. Pas fitores në meçin e parë, Gjakova është mposhtur në raundin e dytë të garave nga rumunia, Corina Caprioriu.
Para takimit trajneri Driton Kuka kishte paralajmëruar se garuesja nga Kosova kishte një lëndim.
Ndryshe, Kosova ka fituar tashmë medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil, me xhudisten Majlinda Kelmendi.