Ndërlidhjet

Shtohen sportistët rusë që iu lejohet gara në Olimpiadë


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë ndërkombëtare e sportit i ka hapur dyert për më shumë atletë rusë që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rios.

Vendimi vetëm pak orë para nisjes së këtyre Lojërave që ceremoninë zyrtare e kanë sot, tani thotë se 271 sportistë nga Rusia mund të marrin pjesë nga 389 atletë që ka pasur ekipi rus në tërësi.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport e ka marë këtë vendim duke iu dhënë të drejtën e pjesëmarrjes edhe shumë sportistëve rusë që fillimisht ishin ndaluar të marrin pjesë për shkak të abuzimit me substanca të ndaluara.

Lojërat Olimpike që fillojnë sot do të zgjasin deri më 21 gusht në Rio të Brazilit, ndërsa aty do të marrë pjesë për herë të parë edhe Kosova me tetë sportistë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG