Ndërlidhjet

Kremlini: Nga rrëzimi i helikopterit të Rusisë në Siri – 5 të vrarë


Pamje e helikopterit rus të tipit Mi-8 gjatë të shtënave stërvitore
Pamje e helikopterit rus të tipit Mi-8 gjatë të shtënave stërvitore

Kremlini thotë se të pesë personat në helikopterin ushtarak të Rusisë, që është rrëzuar në Siri, janë vrarë.

“Nga informacionet e Ministrisë së mbrojtjes, të gjithë ata në helikopter janë të vdekur”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se rusët “kanë vdekur heroikisht, pasi ishin përpjekur ta lëvizin fluturaken në mënyrë që të minimizoheshin humbjet në terren”.

Më herët, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se helikopteri i tipit M-8, ishte qëlluar dhe rrëzuar mbi provincën Idlib.

Sipas ministrisë, helikopteri kthehej në bazën ajrore të Rusisë në bregdet, pasi kishte bartur ndihma humanitare në qytetin verior, Alepo.

Forcat ushtarake të Rusisë e mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile pesëvjeçare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG