Ndërlidhjet

Rio 2016: Mbetet në fuqi ndalesa për atletët rusë


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Vendimi për të ndaluar 68 atletë rusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro, për shkak të dopingut të sponosrizuar nga shteti, është mbajtur në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Federata e Atletikës e Rusisë është pezulluar nga Shoqata e Federatave Botërore të Atletikës, pasi një hetrim i pavarur ka zbuluar prova të dopingut të përhapur.

Komiteti Olimpik i Rusisë dhe 68 atletët kanë apeluar kundër vendimit, por pas dëgjimit të dëshmive nga të dyja palët, Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka thënë se ndalesa mbetet në fuqi.

Në një tjetër zhvillim, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është duke shqyrtuar thirrjet për të ndaluar të gjithë garuesit rusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, për shkak të dopingut.

Olimpiada nis më 5 gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG