Ndërlidhjet

BE: Liderët përkushtohen për unitet pas Brexit-it


Angela Merkel gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Angela Merkel gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian thonë se janë të vendosur për të qëndruar unikë në numrin 27, pas largimit të Britanisë.

Pas samitit të sotëm në Bruksel, pa praninë e kryeministrit britanik, David Cameron, liderët i kanë tërhequr vërejtjen Londrës se nëse dëshiron të vazhdoj në tregun e përbashkët evropian, atëherë duhet t’i pranoj shtetasit e BE-së që vazhdojnë të udhëtojnë për në Britani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se liderët e BE-së nuk dëshirojnë t’i fillojnë ndryshimet në marrëveshjet e bllokut, derisa synojnë t’i sigurojnë ato për të ardhmen.

Ajo ka theksuar se Evropa ballafaqohet me “situatë tejet serioze”, pas Brexit-it, por është shprehur se “mendojmë se ne të 27-tët mund të merremi me këtë situatë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG