Dështimi për të ndryshuar mënyrën se si bota përdor dhe prodhon energjinë do të rezultojë me më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit.
Kjo është gjetja kryesore e raportit të publikuar të hënën nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji.
Rreth 6.5 milionë vdekje në vit, në gjithë botën, i atribuohen cilësisë së dobët të ajrit në ambiente të mbyllura dhe në natyrë.
Kjo e bën ndotjen e ajrit kërcënimin e katërt më të madh për shëndetin e njeriut, pas presionit të lartë të gjakut, kequshqyerjes dhe thithjes së duhanit.
Grimcat e vogla nga ajri mund të shkaktojnë kancer në mushkëri dhe sëmundje të zemrës.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji tha se ndotja është kryesisht rezultat i prodhimit të parregullt dhe joefikas të energjisë.
Nëse nuk veprohet, vdekjet e parakohshme vjetore që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë do të rriten në 4.5 milionë në vitin 2040 nga 3 milionë sa janë aktualisht.