Ndërlidhjet

Kompetencat e EULEX-it: Në rrethana të jashtëzakonshme mund të inicioj raste të reja


Foto nga arkivi - Policia e EULEX-it
Foto nga arkivi - Policia e EULEX-it

Kuvendi i Kosovës është në pritje të procedimit të Projektligjit të ri për vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Për mandatin, kompetencat dhe përgjegjësitë e këtij misioni, është vendosur gjatë një procesi negocies ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian. Çështja kryesore për të cilën është diskutuar, ishte nëse EULEX-it do t’i lejohen apo jo kompetenca ekzekutive për hapjen e rasteve të reja në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përderisa çështja tjetër, ajo e krimeve të luftës, tashmë besohet se mund të kaloj në kompetencë të Gjykatës Speciale.

Me Ligjin e ri, sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi është paraparë që në rrethanat e jashtëzakonshme, autoriteti kompetent i EULEX-it për arsye specifike të bazuara, mund të propozoj një rast të ri tek prokurori i EULEX-it.

“Por këtë do ta shqyrtoj një komision i përbërë nga kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vendos për këtë rast a do t’i bartet apo jo”, ka thënë Kuçi. Sipas tij, ky është rezultat i marrëveshjes së arritur dhe reflekton edhe në letrat e shkëmbyera nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Përveç zgjatjes së mandatit të EULEX-it deri më 15 qershor 2018, autoritetet e Kosovës janë pajtuar edhe për delegimin e autoritetit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG