Ndërlidhjet

UNHCR: Më se 10 mijë vetë vdiqën duke e kaluar Mesdheun


Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara thotë se më se 10 mijë vetë kanë humbur jetën, prej vitit 2014, në përpjekje që nëpër Detin Mesdhe të kalojnë në Bashkimin Evropian.

Në raportin e UNHCR-së të publikuar sot, theksohet se vdekjet e migrantëve në det janë shtuar dukshëm në vitin 2016, duke arritur në gjithsej 2,814, prej fillimit të vitit.

Aktualisht, qindra njerz po e humbin jetën gjatë javëve të fundit në një seri të fundosjeve vdekjeprurëse të anijeve në Detin Mesdhe.

Ky raport u publikua derisa Bashkimi Evropian i ka paraqitur planet e reja në përpjekje për ngadalësimin e fluksit të migrantëve ilegalë nga Afrika.

UNHCR thekson se numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej fillimit të vitit 2014 është 10,085.

Planet e reja të shpallura të Evropës për ngadalësimin e fluksit të migrantëve, parashohin shfrytëzime të fondeve të BE-së për promovimin e investimeve private deri në 60 miliardë euro në vendet kryesore të orgjinës së migrantëve, e veçanërisht në Etiopi, Nigeri, Mali dhe Senegal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG