Ndërlidhjet

Ebadi: Shoqëritë patriarkale pengojnë reformimin e Islamit


Nobelistja Shirin Ebadi po merr pjesë në konferencën ndëfetare në Prishtinë
Nobelistja Shirin Ebadi po merr pjesë në konferencën ndëfetare në Prishtinë

Nobelistja nga Irani, Shirin Ebadi, tha të martën në Prishtinë, se Shteti Islamik është një ideologji e gabuar më parë se sa një grup terrorist dhe kjo , tha Ebadi, nuk mund të çrrënjoset me bomba.

Duke folur në hapje të konferencës ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ebadi tha se „lufta kundër talebanëve ka treguar se sa e pamundur është që të çrrënjoset një ideologji e gabuar me bomba „sepse talibanët janë forcuar më shumë dhe pyeti siç tha botën se pse po zbaton përvoja të pasuksesshme“.

Sipas saj, lufta kundër ideologjisë së gabuar bëhet vetëm duke shfrytëzuar ideologji të vërtetë.

„Myslimanëve të rinj, përparimtarë dhe modern, djemve, duhet t'u japim një platformë përmes së cilës do të dërgohen në botë dhe duhet t'u tregojmë të rinjve se ekzistojnë interpretime më të mira të islamit. Prandaj gjithnjë them se në vend që ISIS-in ta godisni me bomba - goditeni me libra“, tha Ebadi.

Ajo tha se shoqëritë patriarkale ndalojnë reformimin e islamit, sepse me interpretimin e saj të islamit „arsyetojnë veprimet e tyre dhe sjelljet e tyre“. Duke folur diskriminimin e rëndë ndaj gruas në shtetet myslimane, Ebadi tha se „nuk është Islami ai që i shtyp gratë, por interpretimi i islamit nga shoqëritë patriarkale shtypin gratë“.

„Prandaj të rinjtë duhet t'i mësojmë me interpretimet e drejta të Islamit. Duhet t'i mësojmë të rinjtë se duhet t'i përmbahen shpirtit të Islamit, dhe se duhet ta zbatojnë varësisht nga koha kur jetojmë. Sikur që më nuk udhëtojmë me deve, ngjashëm duhet edhe zakonet tona të përputhen me këtë shekull“, tha Ebadi.

Nobelistja Shirin Ebadi është mysafire nderi në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar, që po mbahet në Prishtinë për herën e pestë, dhe foli në temën „Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit“.

Konferencën e hapi Presidenti Hashim Thaçi, i cili theksoi se nuk ka një aleat më të mirë se sa gruaja, nëna, bashkëshortja dhe motra në luftën kundër ekstremizmit.

Konferenca ndërfetare mblodhi sivjet mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës dhe përveç Shirin Ebadit nga Irani, po merr pjesë edh enjë nobeliste tjetër nga Jemeni, Raëakool Kerman.

Gjatë punimeve të konferencës një çmimi Kosovës për dialogun ndërfetar do t’i ndahet kryetarit të ri të Londrës, Sadiq Khan dhe themeluesit të shoqërisë Sant Egidio, Monsinjor Vincenzo Paglia. (Radio Evropa e Lirë)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG