Ndërlidhjet

Tahiri: Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka ripërsëritur se Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin, meqë Kosova, para disa muajsh është dashur ta merr kodin telefonik nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU).

“Duke marr parasysh që çështja e telekomit është mbi pesë vjet në tryezën e bisedimeve, tregon qartë mosgatishmërinë e Serbisë për marrëveshjen e telekomit dhe si duket vetëm një ndërhyrje e fuqishme e BE-së mund të bëjë që kjo marrëveshje të zbatohet”, tha Edita Tahiri, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

Ministrja Tahiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të rrisë përpjekjet për ta zhbllokuar çështjen, në mënyrë që Kosova sa më parë ta marr kodin nga ITU-ja.

Mëtutje, sipas njoftimit, Edita Tahiri ka theksuar se Kosova me kohë i ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik.

Dialogu teknik për çështjen e telekomit pritet të vazhdojë javën e ardhshme në Bruksel.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur prej më shumë se 5 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe janë arritur një numër marrëveshjesh, një pjesë e së cilave ende nuk është zbatuar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të dyja palët t’i përmbushin plotësisht këto marrëveshje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG